Access to the Ferry Terminal

Udhëtarët apo drejtuesit e automjeteve të ndryshëm që shfrytëzojnë Terminalin e Trageteve për lundrimin drejt porteve të Barit dhe Ankonës (Itali) mund të hyjnë në portin e Durrësit nga Portat nr. 2, nr. 3 dhe nr 4.
Në këto Porta, ata duhet të paraqesin tek punonjësit e FSPD Pasaportën personale dhe Biletën e udhëtimit me target.


•Porta nr. 3 – që ndodhet në godinën e Stacionit Hekurudhor Durrës mund ti drejtohen Terminalit udhëtarët këmbësorë (që nuk udhëtojnë së bashku me autoveturën). Më pas, ata shfrytëzojnë në këmbë Mbikalimin drejt Terminalit të Trageteve.

•Porta nr 4, pranë Urës së Dajlanit këshillohet për të gjithë ata udhëtarë që mbërrijnë në port me autoveturë apo me kamjonë. Kjo portë shfrytëzohet masivisht për udhëtarët që vijnë nga Kosova, Maqedonia si dhe nga qytetet e ndryshme të vendit tonë.

•Nga Porta nr 2, përballë godinës së Bankës së Shtetit, hyjnë në port udhëtarët që vijnë nga lagjet e qytetit të Durrësit dhe që së bashku me autoveturat përkatëse do ti drejtohen Terminalit për lundrimin me traget.

AEROPORTI

Nëse i referohemi shprehjes së vjetër, në Shqipëriajo do të ishte “Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës”. 

Qyteti bregdetar përbën një ndërthurje të të gjithaformave të transportit: automobilistik, detar dhehekurudhor. 

Aeroporti Nderkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ndodhet rreth 30 km larg Portit të Durrësit. Distancae afërt  me aeroportin dhe rruga moderneautostradë, është një avantazh tjetër për portin. 

Nga Aeroporti për në Portin e Durrësit ofrohetshërbimi taksi 24 orë ose mund të merret një makinëme qera. 

Për të arritur në Port mund te ndjekim drejtimin përnë autostradën Tiranë-Durrës. Në rreth-rrotullimin e Vorës ose qafën e Kasharit marrim drejtimin për nëDurrës, ndjekim drejtimin Port ( ku ndodhet Porta hyrëse 4).

AUTOSTRADA

Porti i Durrësit është porta kryesore hyrëse detare për në tregun e Shqipërisë, vendi i parë që haset në hyrje të Adriatikut.

Kjo e bën portin një alternativë mjaft interesante për vendet pa dalje në det, siç janë Kosova dhe Maqedonia, të cilat mund të shfrytëzojnë shërbimet e ofruara nga Porti i Durrësit.

Vendndodhja gjeostrategjike e Shqipërisë vlerësohet përgjithësisht si një prej urave kryesore të komunikimit në Ballkan. Duke qenë i pozicionuar në qendër të Shqipërisë, Porti i Durrësit kthehet në një pike kyçe transporti.
Autostrada Durrës-Kukës-Kosovë si një prej veprave më të mëdha inxhinjerike të komunikacionit krijon lehtësira komunikimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke e forcuar më tej bashkëpunimin.

Reduktimi i kostove është një ndër avantazhet kryesore që vendosi dhe forcoi lidhjen ndërmjet dy vendeve me të njejtën histori.

Një tjetër partner për portin e Durrësit, jo më pak i rëndësishëm, është fqinji ynë Maqedonia, një vend me një potencial të madh tregtar.

Arritja në destinacionin Port-Durrës nga autostrada.

Kosova-Shqipëri , itinerari që ndiqet:

Pika kufitare Morina përshkrohet në drejtimin Kukës, Rrëshen, Laç, Vorë – merr drejtimin djathtas për në Portin e Durrësit (200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta 4, hyrëse).

Mali i Zi – Shqipëri, intinerari që ndiqet:

Pika kufitare Hani i Hotit përshkrohet në drejtimin Koplik ,Shkodër, Lezhë ,La[, Vorë e më pas merr drejtimin djathtas për në Portin e Durrësit (200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta 4, hyrëse).

Maqedoni – Shqipëri, itinerari që ndiqet:

Pika kufitare Qafë –Thanë përshkrohet në drejtimin Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhinë ,Kavajë drejt hyrjes Nr-4 te Portit të Durrësit Greqi – Shqipëri, itinerari që ndiqet:

Pika kufitare Kapshticë përshkohet në drejtimin Bilisht, Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, drejt hyrjes Nr-4 Port –Durrës.

Greqi – Shqipëri, itinerari që ndiqet: Pika kufitare Kakavijë përshkrohet në drejtimin Gjirokastër, Tepelenë, Fier, Lushnjë, Kavajë, Durrës, drejt hyrjes Nr-4 Port