APD është organi drejtues i portit të Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës është person juridik publik i cili funksionon në bazë të Ligjit 9130 dt 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”. Statuti i APD është miratuar me V.K.M Nr.596 date 10.09.2004 “Për miratimin e Statutit të APD dhe riorganizimin e tij”, i cili përcakton edhe mënyren e organizimit dhe funksionimit të tij.
Në kuptim edhe të ligjit Nr.9130”Per Autoritetin Portual” APD-së i kalon e drejta e administrimit të pronës shtetërore dhe çdo e drejtë e lidhur me të, duke respektuar strukturën e organizimit si “Port administrues toke”. Autoriteti Portual i Durrësit, kërkon të nxisë investimet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në zhvillimin dhe modernizimin e tij.
Në fakt, ligji 2003 ka një ndër objektivat kryesore për transformimin në “landlord port” të porteve që kanë statusin e autoritetit portual sipas këtij ligji , dmth Autoriteti Portual do të sillet si një rregullator dhe landlord, kurse operacionet portuale do të mbështeten nga shoqëritë private.
Fillimisht, për sigurimin e këtij statuti janë bërë përpjekje intensive për të ndryshuar statutin e APD-së nga shoqëri anonime (sh.a) në një Autoritet Portual Publik. Në vendimin e Gjykates së Rrethit Gjyqësor Tirane, u krye dhe veprimi i fundit për çregjistrimin e APD-së si shoqeri anonime dhe regjistrimin si person juridik publik.
Ligji Nr 9130 me date 08.09.2003 “Per Autoritetin Portual”, i hapi rrugën një zhvillimi të rëndësishëm dhe natyrisht bëri një ndryshim themelor në portin e Durrësit. Ai i jep APD-së mekanizmat e duhura për të nisur rrugën drejt shndërrimeve të rëndësishme të cilat bëjnë të mundur që porti i Durrësit të jetë pjesë integrale e sistemit ndërkombëtar të porteve të mirëorganizuara. ”Port pronar i tokës” do të jetë statusi final që ky ligj tenton të sjellë, ku shërbimet portuale dhe superstuktura do të realizohen prej operatorëve privatë dhe i vetmi autoritet përgjegjës dhe koordinues për aktivitetet në port si, ngarkim-shkarimi, mirëmbajtja e infrastukturës dhe superstrukturës, mirëmbajtja e akuariumit, mirëmbatja e pajisjeve dhe ndërtesave dhe në bashkëpunim me kompanitë spedicionere bën magazinimin dhe shpërndarjen e mallrave.