Nëse i referohemi shprehjes së vjetër romake që “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” në Shqipëri, kjo shprehje do të ishte “Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës, kjo është arsyeja pse Durrësi është një ndërthurje e të gjitha llojeve të transportit. Aeroporti Nderkombetar i Tiranës “Nënë Tereza” ndodhet 25 km larg Portit të Durrësit. Distanca e afërt me aeroportin dhe rruga moderne autostradë, e cila mori një pamje krejtësisht të re në qershor 2009, është një avantazh tjetër për portin. Nga Aeroporti për në Portin e Durrësit ofrohet shërbimi taksi 24 orë ose mund të merret një makinë me qera. Për të arritur në Port mund te ndjekim drejtimin për në autostradën Tiranë-Durrës, në rreth rrotullimin e Vorës marrim drejtimin për në Durrës, në afërsi të Durrësit ndjekim drejtimin Port ( 200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta hyrëse 4).