Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit (PMNZSH)
Në Autoritetin Portual Durrës PMNZSH është një strukturë në varësi të Drejtorisë Ekzekutive të APD-së dhe e mbështet veprimtarinë e saj në ligjin nr. 8766 dt. 05-04-2001 të PMNZSH-së, VKM nr. 289 dt. 27-06-2002 për riorganizimin e PMNZSH-së në objektet me rëndësi ekonomike dhe në rregulloren e brendshme të APD-së.
PMNZSH ka si qëllim parandalimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga rreziku i zjarrit, kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, dhënien e asistencës teknike, si dhe ndërhyrjen në rastet e emergjencave e të fatkeqësive natyrore e fatkeqësive të tjera, brenda territorit të APD-së, por në raste emergjente dhe jashtë tij.
Ky shërbim ndërhyn edhe për dhënien e ndihmës jashtë territorit të APD-së për nevoja emergjente të cilat nuk përballohen nga strukturat e PMNZSH-së që veprojnë në territorin e Qarkut.
Territori i APD-së nga kalata 0 deri ne kalaten 9 është i mbuluar me sisteme hidrantesh (mbitokësore dhe nëntokësore), me dy stacione pompash me ujë deti dhe me dy gjeneratorë emergjence për rastet kur mungon energjia elektrike.
Të gjitha godinat në territorin e APD –së (zyrat, arshivat, magazinat etj), Sektori i terminalit te trageteve, Sektori i konteniereve, Sektori i elektovinxhave, Sektori i mirëmbajtjes mekanike, Sektori elektrik etj , janë të kompletuar me pajisje të mbrojtjes nga zjarri ( fikse dore universale , sensor sinjalizues, sensor vetveprues etj.) Edhe në terminalin e ri të Trageteve është parashikuar në projekt dhe po ndërtohet sistemi i hidranteve që mbulon gjithë territorin..