Parkimi TIR

Për të përmirësuar infrastrukturën tokësore dhe qarkullimin e mjeteve të rënda drejt Skanerit S2 Albania dhe Terminalit Lindor, Autoriteti Portual Durrës ka zbatuar një projekt modernizimi që përfshin:

  • Asfaltimin e rrugës Rapiscan–APD–Lindore
  • Shtimin e parkimit TIR me një sipërfaqe të re prej 5,880 m²

Aktualisht, Parkimi TIR, nën administrimin e Autoritetit Portual Durrës, ka një sipërfaqe totale prej 22,779 m².
Zona e re e shtuar shërben për mjetet e rënda që nuk i nënshtrohen procedurës së skanimit, duke shmangur trafikun e rënduar drejt Portës nr. 4. Ky parkim shërben gjithashtu si zonë pushimi për kamionët e eksportit dhe importit dhe ndodhet pranë skanerit, në krahun e djathtë të Portës nr. 4.