Oraret e mbërritjes dhe nisjes të linjës Bari-Durrës-Bari : 08:00 – 22:00 Oraret e mbërritjes dhe nisjes të linjës Ancona-Durrës-Ancona : 11:00 – 18:00 Për informacion më shumë mbi oraret e trageteve klikoni në link-un e mëposhtëm. Tragete Sot
Për tu pajisur me bileta duhet të kontaktoni me një agjencitë e udhetimit të cilat operojnë në portin e Durrësit ose në agjenci udhëtimi e cila e ofron si shërbim udhëtimin drejt Italisë.

  • Udhëtime drejt Italisë për arsye shëndetësore. Qytetarët të cilët udhëtojnë për arsye shëndetësore duhet të jetë I pajisur me dokumentin identifikuas pashaportë, biletën e udhëtimit dhe rekomandim mjeksor nga mjeku përkatës.
  • Udhëtime drejt Italisë për arsye punësimi. Qytetarët të cilët udhëtojnë për arsye punësimi duhet të jenë të pajisur me document identifikimi pashaportë, biletë udhëtimi dhe kontratë punë nga punëdhënësi.
  • Udhëtime tranzit nga Italia drejt vendeve të tjera. Qytetarët të cilët udhëtojnë në mënyrë tranzitore nga porti i Durrësit drejt Italisë dhe më pas me destinacion tjetër duhet të paraqesin mjet identifikues pashaportë, biletë udhëtimi dhe të paraesin autoritetive italiane biletën tranzitore.

Për t’u pajisur me leje portuale ditore këmbësore qytetari duhet të paraqitet me mjet identifikues, kartë identiteti ose pasaportë, në portën 2 dhe portën 3 ku mund të aplikojë për leje ditore këmbësore me vlerë 60 lek.
Për t’u pajisur me leje portuale ditore me automjet qytetari duhet të paraqitet me mjet identifikues, patentë, në portën 2 dhe portën 4 ku mund të aplikojë për leje ditore me automjet me vlerë 240 lek.
Qytetarët dhe Operatorët Portual të cilët kërkojnë të pajisen me leje portuale vjetore personale dhe automjeti duhet të paraqiten tek zyrat e lejeve portuale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Portual Durrës, për të bërë aplikimin dhe plotësimin me dokumentat përkatës sipas udhëzimeve nga zyra e lejeve.
Vlera për leje personale vjetore është: 8520 lek
Vlera për leje automojeti vjetore është: 8520 lek

Për të patur mundësinë për t’u punësuar në Autoritetin Portual Durrës duhet të paraqiteni pranë zyrave të Burimeve Njerëzore të cilat ndodhen tek Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Portual Durrës, ku mund të dorëzoni C.V tuaj.
Për njotime mbi vende vakante pune mund të klikoni në faqen web tek seksioni Njoftime për shtyp.

Për informacion mbi tarifat portuale duhet të konsultoni Librin e Tarifave portuale të cilin e gjeni në link-un e mëposhtëm.

Për informacion mbi tarifat portuale duhet të konsultoni Librin e Tarifave portuale të cilin e gjeni në link-un e mëposhtëm.

Për informacion mbi tarifat portuale duhet të konsultoni Librin e Tarifave portuale të cilin e gjeni në link-un e mëposhtëm.

Për të bërë sjelljen e një automjeteve nga jashtë kontaktohet një agjenci spedicionere e cila mundëson transportin e automjetit me konteiner dhe bën informimin mbi procedurat përkatëse.
Në momentin e mbërritjes së automjetit në portin e Durrësit duhet të kontaktoni një nga Agjencitë doganore që operojnë në port, e cila ju informon dhe okupohet mbi procedurat përkatëse.

Qytetarët dhe Operatorët portual të cilët kërkojnë të bëjnë transport me konteiner duhet të kontaktojnë një nga agjencitë detare që operojnë në portin e Durrësit.
Më poshtë gjeni link-un e kontakteve me agjencitë detare.

Një kontraktor i cili operon në portin e Durrësit duhet të jetë njohës dhe të respektojë rregullat e sigurimit teknik, të jetë njohës dhe të respotojë sinjalistikën portuale dhe të respektojë rregulloren e ndërtimit në port.
Rregulloret e posatshme janë të pasqyruara në faqen web të cilat e gjeni në link-un e mëposhtëm.