CEMA

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA)

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare e themeluar më 27 Maj 2021 , është iniciativë e Portit të Durrësit së bashku me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Institutin e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit si dhe me mbështetjen e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Qëllimi

CEMA është një pikë referimi për palët e interesuara te Detarisë Shqiptare dhe të Evropës Jug-Lindore, me synimin që:

  1. Të ofrojë shërbime në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimin e aftësive, punësimin e të rinjve në industrinë detare dhe certifikimeve përkatëse, në Durrës dhe në portet e tjerë në rajon.
  2. Të zhvillojë kërkime, të hartojë dhe të mbështesë në nivel kombëtar dhe rajonal fushën e transportit detar dhe ndërlidhshmërinë në përputhje me rregullatorin dhe standardet europiane në lidhje me sigurinë detare dhe shërbimet portuale.
  3. Të shërbejë si një qendër inovacioni që do të integrojë kapacitetet publike dhe private drejt zbatimit digjital, automatizimit dhe aplikimit të inteligjencës artificiale në problemet detare dhe logjistike.

Objektivat Kryesore

Objektivat e CEMA-s janë:

  1. Ngritja e kapaciteteve në transportin dhe ndërlidhshmërine detare dhe sigurimin e trajnimeve përkatëse; të kthehet një qendër e ekspertizës për ndërlidhshmërine dhe çështjet detare.
  2. Zhvillimi, miratimi dhe azhornimi i Kuadrit Rregullator përkatës (përfshirë edhe acquis të BE-së) për çështjet detare, konektivitetin dhe fushat e lidhura me të , në përputhje me protokollet (konventat e IMO-s, Memorandumi i Parisit, Memorandumi i Tokios, etj.) dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Një instrument kryesor për të arritur këtë do të jetë koordinimi me Sekretariatin e Komunitetit të Transportit për krijimin e një Plan-Veprimi Rajonal dhe Udhërrëfyesi për transportin ujor në BallkaninPerëndimor.
  3. Të shërbejë si një Qendër Inovacioni në një marrëveshje me shumë aktorë e shumë nivele, duke siguruar një platformë të përshtatur kërkimore dhe bashkëpunimi midis institucioneve të qeverisjes qëndrore, institucioneve të qeverisjes lokale, akademisë, grupeve kërkimore të studimit dhe palëve të tjera të interesit në Shqipëri dhe në Evropën Jug-Lindore;

CEMA do të veprojë si një përkrahës i transportit detar në mekanizma të ndryshëm, të tilla si Komiteti Shtetëror për Masat e Lehtësimit të Tregtisë dhe do të mbështesë zbatimin e politikave fiskale.

Themelues dhe Partnerë

Themelues i CEMA është APD dhe partnerët mbështetës janë UAMD dhe CDI , të cilët do të bashkëpunojnë me përkrahjen e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit (“TCPS”) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sëShqipërisë (“MIE”).