Vizita në Port

Vizitat e Shoqëruara

Autoriteti Portual Durrës, duke qenë një nga institucionet më të rëndësishme në qytet dhe jo vetëm, me një shtrirje të gjerë territoriale duke përfshirë edhe institucione të tjera të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë territor, është padyshim një nga atraksionet e qytetit të Durrësit, i cili zgjon kureshtje tek vizitorët e tij të shumtë.

Me qëllimin për ti ofruar qytetarëve të Durrësit, e sidomos fëmijëve të qytetit mundësinë ta vizitojnë nga afër dhe ta njohin më shumë portin dhe veprimtarinë e këtij sektori kaq të rëndësishëm për të gjithë ekonominë e vendit, Autoriteti Portual Durrës dhe Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Vendore të Arsimit për të zhvilluar ture të shumta informuese dhe argëtuese për nxënësit e sistemit parauniversitar të qytetit dhe persona të tretë të interesuar për të zhvilluar vizita me karakter specifik në territorin portual.

Në linkun më poshtë do të gjeni informacione për procedurat e aplikimit për këto vizita. Ne jemi në dispozicionin tuaj për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni në lidhje me këto aktivitete.

Vizitat e rezervuara paraprakisht në Autoritetin Portual Durrës në Portin e Durrësit do të administrohen nga Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare dhe do të jenë në dispozicion për:

Vizita nga shkollat. Këto vizita u drejtohen mësuesve dhe nxënësve të shkollave të sistemit 9-vjeҫar dhe sistemit parauniversitar, duke vlerësuar rëndësinë e edukimit, informimit dhe orientimit të brezave të rinj në sektorin portual-detar dhe profesionet që zhvillohen në këtë sektor.

Qendrat e specializuara të trajnimit dhe shkollimit, që ofrojnë kurse në tregtinë e jashtme, logjistikë, transport, magazinim, etj., si dhe kolegje dhe qendra të formimit profesional mësues dhe nxënës. Objektivi i këtyre vizitave është të sigurojë një pasqyrë të Portit të Durrësit, për të kuptuar rolin e rëndësishëm që ai luan në ekonominë shqiptare dhe për të inkurajuar shtimin e numrit të nxënësve të interesuar për tu profilizuar në degë që lidhen me detarinë.

Vizita të tjera: këto vizita janë për këdo që dëshiron të marrë një informacion më të zgjeruar rreth veprimtarisë së Portit, rolit që ai ka në ekonomi, transport, logjistikë etj. Vizita që ju shërbejnë personave të tretë për arsye studimi, zhvillimi projektesh, hartimi tezash universitare, projekte fotografike, kulturore etj

Për të kërkuar një vizitë për shkollat ose qendrat e trajnimit, ju lutemi kontaktoni Autoritetin Portual Durrës në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected]

Vizita nga shkollat

Këto vizita ofrohen falas dhe do të zhvillohen çdo ditë të enjte dhe të premte pune, përjashto ditët që përkojnë me festa zyrtare, përgjatë muajve Mars-Qershor dhe Shtator-Nëntor, në varësi edhe të kushteve atmosferike.

Vizitat do të fillojnë në orën 9:00 dhe do të zgjasin rreth dy orë deri në orën 11:00. Këto vizita janë për grupe deri në 40 persona.

Kushtet për shkollat vizitore

Shkolla e interesuar për të kryer vizitën në port, duhet të ketë paraprakisht edhe miratimin nga Zyra Vendore e Arsimit.

Secila shkollë duhet të vendosë në dispozicion të APD një listë me emrat e nxënësve pjesëmarrës dhe shoqëruesve të tyre.

Kërkohet të ketë një shoqërues të rritur, përfaqësues nga shkolla për ҫdo 15 nxënës.

Shkolla që zhvillon vizitën duhet të arrijë në pikën hyrëse të kontrollit 10 minuta përpara fillimit të vizitës. Shkolla vizitore duhet të vijë në port me mjet me kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë nxënësit, të cilin duhet ta kontraktojë dhe ta paguajë me shpenzimet e saj.

Duhet të vendosen në dispozicion të APD, lloji dhe targa e mjetit shoqërues.

Procedura për të kërkuar një vizitë është si më poshtë:

Plotësoni formularin e publikuar të kërkesës për vizitë.

Informohuni mbi rregullat që duhet të respektohen gjatë vizitës.

Dërgoni kërkesën për vizitë dhe dokumentacionin e plotësuar sipas kushteve të përcaktuara në ëeb, me email, në adresën si më poshtë:

Email: [email protected]

Autoriteti Portual Durrës do të konfirmojë datën e vizitës ose do të sugjerojë një datë të re nëse data e kërkuar nuk është e disponueshme.

Vizitat nuk mund të organizohen me telefon ose nëpërmjet palëve të treta.

Vizitorët e tjerë.

Këto vizita do të ofrohen falas dhe do të përfshijnë një prezantim multimedial rreth portit tregtar. Vizitat do të zhvillohen në një orar dhe ditë të arsyeshme sipas kërkesës së parashtruar në bazë të nevojës së personave të interesuar, përjashto ditët që përkojnë me festa zyrtare, përgjatë muajve Mars-Qershor dhe Shtator-Nëntor, në varësi edhe të kushteve atmosferike.

Këto vizita janë për grupe prej 20-50 personash. Mosha minimale e vizitorëve është 16 vjeç.

Qendra apo grupi I interesuar që zhvillon vizitën duhet të arrijë në pikën hyrëse të kontrollit 10 minuta përpara fillimit të vizitës. Vizitorët duhet të vijnë në port me mjet me kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, të cilin duhet ta kontraktojnë dhe ta paguajnë me shpenzimet e tyre

Duhet të vendosen në dispozicion të APD, lloji dhe targa e mjetit shoqërues.

Procedura për të kërkuar një vizitë është si më poshtë:

Plotësoni formularin e publikuar të kërkesës për vizitë.

Informohuni mbi rregullat që duhet të respektohen gjatë vizitës.

Dërgoni kërkesën për vizitë dhe dokumentacionin e plotësuar sipas kushteve të përcaktuara në ëeb, me email, në adresën si më poshtë:

Email: [email protected]

Autoriteti Portual Durrës do të konfirmojë datën e vizitës ose do të sugjerojë një datë të re nëse data e kërkuar nuk është e disponueshme.

Vizitat nuk mund të organizohen me telefon ose nëpërmjet palëve të treta.

Rregulla të tjera

Gjatë vizitës së tyre në port vizitorët lajmërohen që do të jenë objekt survejimi i kamerave të sigurisë të vendosura përgjatë gjithë territorit të Portit.

Nxënësit do të fotografohen përgjatë kohëzgjatjes së aktivitetit dhe fotot do të përdoren për qëllim arkivimi apo pastime informuese në rrjetet sociale dhe ëebsite-in e APD dhe CEMA.

Të gjitha të dhënat janë konfidenciale dhe nuk do të shpërndahen askund tjetër veҫse në strukturat përgjegjëse për sigurinë në territorin portual.

Çdo vizitë do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e rreptë të specialistëve të zyrës së komunikimit dhe njësisë së trajnimit dhe kualifikimit personal dhe forcave të sigurisë portuale sipas nevojës.