Kush Jemi Ne?

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare e themeluar më 27 Maj 2021 , është iniciativë e Portit të Durrësit së bashku me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Institutin e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit si dhe me mbështetjen e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Qëllimi

CEMA është një pikë referimi për palët e interesuara te Detarisë Shqiptare dhe të Evropës Jug-Lindore, me synimin që:

  1. Të ofrojë shërbime në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimin e aftësive, punësimin e të rinjve në industrinë detare dhe certifikimeve përkatëse, në Durrës dhe në portet e tjerë në rajon.
  2. Të zhvillojë kërkime, të hartojë dhe të mbështesë në nivel kombëtar dhe rajonal fushën e transportit detar dhe ndërlidhshmërinë në përputhje me rregullatorin dhe standardet europiane në lidhje me sigurinë detare dhe shërbimet portuale.
  3. Të shërbejë si një qendër inovacioni që do të integrojë kapacitetet publike dhe private drejt zbatimit digjital, automatizimit dhe aplikimit të inteligjencës artificiale në problemet detare dhe logjistike.

Objektivat Kryesore

Objektivat e CEMA-s janë:

  1. Ngritja e kapaciteteve në transportin dhe ndërlidhshmërine detare dhe sigurimin e trajnimeve përkatëse; të kthehet një qendër e ekspertizës për ndërlidhshmërine dhe çështjet detare.
  2. Zhvillimi, miratimi dhe azhornimi i Kuadrit Rregullator përkatës (përfshirë edhe acquis të BE-së) për çështjet detare, konektivitetin dhe fushat e lidhura me të , në përputhje me protokollet (konventat e IMO-s, Memorandumi i Parisit, Memorandumi i Tokios, etj.) dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Një instrument kryesor për të arritur këtë do të jetë koordinimi me Sekretariatin e Komunitetit të Transportit për krijimin e një Plan-Veprimi Rajonal dhe Udhërrëfyesi për transportin ujor në BallkaninPerëndimor.
  3. Të shërbejë si një Qendër Inovacioni në një marrëveshje me shumë aktorë e shumë nivele, duke siguruar një platformë të përshtatur kërkimore dhe bashkëpunimi midis institucioneve të qeverisjes qëndrore, institucioneve të qeverisjes lokale, akademisë, grupeve kërkimore të studimit dhe palëve të tjera të interesit në Shqipëri dhe në Evropën Jug-Lindore;

CEMA do të veprojë si një përkrahës i transportit detar në mekanizma të ndryshëm, të tilla si Komiteti Shtetëror për Masat e Lehtësimit të Tregtisë dhe do të mbështesë zbatimin e politikave fiskale.

  • Çfarë ofrojmë ne?

Qendra Ekselencës për çështjet Detare (CEMA), e Autoritetit Portual Durrës ndër të tjera, ka si objekt të veprimtarisë së saj ofrimin e arsimimit dhe kualifikimit në fushën e detarisë.

Autoriteti Portual Durrës në funksion të vendosjes së standarteve për kualifikimin dhe punën e sigurtë në terminalet portuale është liçensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL) me Liçence numër LN-1071-03-2010, për ofrimin e kurseve të formimit profesional, në Porte dhe lëshimin e Dëshmisë  të Aftësisë Profesionale, për punonjësit administrativë dhe operacional të:

a.         Autoritetit Portual Durrës si dhe Porteve të tjera të Republikës së Shqipërisë;

b.         Për të gjithë operatorët dhe përdoruesit publik dhe privat të Porteve;

c.         Për personat, të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar të kualifikohen në këto fusha.

Sipas liçensës APD ka të drejtën të formojë kursantë në kurset e mëposhtme:

  1. Parimet bazë të sigurisë në punë në mjedisin portual, IMO, (organizata ndërkombëtare detare).
  2. Parimet bazë të sigurisë, I.S.P.S. (Siguria ndërkombëtare e anijeve në porte).
  3. Operator i impiantit të përpunimit kimik të materialeve radioaktive (Njohje me përpunimin e mallrave të rrezikshme dhe të dëmshme).
  4. Nënpunës operacionesh transporti (Kontrollor kontenieri, Supervizor terminali kontenierësh).
  5. Drejtues i makinave të rënda ngritëse (Elektrovinçier, Autovinçier, Operator stivues kontenierësh), Operator i automjeteve pirun, Drejtues fadrome.
  6. Sinjalizues (Operator i operacioneve portuale).
  7. Kualifikime të tjera ne fushën e detarisë etj.

Për zhvillimin e kurseve  të kualifikimit, ne si qendër trajnimi vëmë në dispozicion të kursantëve:

  • Ambjentin e trainimit, i cili plotëson kushtet e nevojshme për zhvillimin e trainimit.
  • Infrastrukturën e praktikes. Facilitet si mjete apo makineri janë në dispozicion të plotë.
  • Kurikulat përkatese. Temat teorike për zhvillimin e kurseve dhe programet e punës.
  • Lektoret të cilët janë pjese e stafit inxhinieriko-teknik të APD-së, dhe lektorë të tjerë me me përvojë të konsiderueshme pune në fushën e detarisë.
  • Dëshminë e Aftësisë Profesionale. Pas përfundimit të kursit teoriko-praktik kursanti do ti nënshtrohet një testimi të njohurive të përftuara dhe do të kualifikohet sipas kurseve që ato kanë ndjekur.

Përsa me lart, ju ftojmë të na përcillni një informacion të plotë në  lidhje me pozicionet e punës që ju keni pranë subjektit tuaj, dhe të na parashtroni brenda datës 31.07.2021 nevojat e juaja mbi kualifikimet e stafit për të cilat,  mendoni se do t’iu shërbejnë në mbarëvajtjen e proçeseve portuale.

  • Themelues dhe Partnerë

Themelues i CEMA është APD dhe partnerët mbështetës kombëtarë janë Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (‘’CDI’’), Universiteti ‘’Aleksandër Moisiu’’ Durrës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës, Akademia e Sigurisë,  Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, të cilët do të bashkëpunojnë me përkrahjen e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit (“TCPS”) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë (“MIE”).