Siguria në Punë

Autoriteti Portual për mbrojtjen e sigurisë teknike, kërkon shërbim të kualifikuar të mbrojtjes teknike dhe kushteve të punës. Portet konsiderohen si vende me nivel të lartë rreziku gjatë kryerjes së operacioneve që zhvillohen brenda tij. Për këtë qëllim, Autoriteti Portual punon në përputhje me ligjin e portit dhe ligjet e rregullat shqiptare “Mbi sigurinë dhe shëndetin në vëndin e punës” si dhe në përputhje me të gjitha standardet aktuale ndërkombëtare ku aderon Shqipëria. Gjithashtu, po punon në implementimin e sistemit të menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë ISO 45001:2018