Politika e Sigurisë së Informacionit

Autoriteti Portual Durrës (APD) Si institucioni që administron portin më të madh të Republikës së Shqipërisë, Autoriteti Portual Durrës është i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së informacionit.
Në cilësinë e një infrastrukture kritike kombëtare, sigurojmë konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe kontrollin e informacionit për të gjitha palët e interesuara – punonjës, klientë dhe përdorues të portit.

Sistemi ynë i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit zbatohet në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO 27001, duke garantuar mbrojtje dhe transparencë të plotë në trajtimin e të dhënave.


Angazhimi Ynë

  • Mbrojtje e informacionit – Sigurojmë që të gjitha të dhënat të jenë të mbrojtura nga aksesi, përdorimi apo modifikimi i paautorizuar.
  • Përputhje ligjore dhe standarde ndërkombëtare – Zbatojmë legjislacionin kombëtar dhe udhëzimet ndërkombëtare për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike.
  • Bashkëpunim institucional – Punojmë ngushtësisht me agjencitë qeveritare për të garantuar nivelet më të larta të mbrojtjes së infrastrukturës kritike.
  • Menaxhim i riskut – Identifikojmë, vlerësojmë dhe trajtojmë risqet që lidhen me informacionin përmes planeve të qarta veprimi.
  • Përmirësim i vazhdueshëm – Vendosim objektiva të matshëm dhe kryejmë auditime e testime periodike për të forcuar sigurinë e sistemit.
  • Ndërgjegjësim dhe trajnim – Ofruam trajnime dhe promovojmë kulturën e përgjegjësisë ndaj sigurisë së informacionit për punonjësit, kontraktorët dhe partnerët tanë.
  • Transparencë dhe komunikim – Publikojmë dhe komunikojmë këtë politikë në të gjitha mjediset e punës dhe në faqen tonë zyrtare, duke inkurajuar raportimin e çdo shkeljeje aktuale ose të dyshuar.
  • Burime të dedikuara – Sigurojmë resurset njerëzore dhe teknike të nevojshme për zbatimin efektiv të politikës.

Fusha e Zbatimit

Kjo politikë është e detyrueshme për të gjithë punonjësit e Autoritetit Portual Durrës, si dhe për kontraktorët, nënkontraktorët dhe palët e interesuara që kanë akses në informacionet e administruara nga APD.
Ajo zbatohet në të gjitha vendndodhjet dhe asetet e informacionit të institucionit dhe mbështetet nga procedura dhe dokumente të brendshme që mbulojnë çdo aspekt të sigurisë së informacionit.


Autoriteti Portual Durrës – Për një port të sigurt, transparent dhe të mbrojtur në çdo nivel informacioni.