Orarët e trageteve janë si më poshtë:

  • Linja Bari – Durrës – Bari: 08:00 – 22:00
  • Linja Ancona – Durrës – Ancona: 11:00 – 18:00

Për informacion më të detajuar dhe orare të përditësuara, ju lutemi konsultoni link-un përkatës në faqen zyrtare: Tragete Sot


Pajisja me bileta:
Biletat mund të blihen pranë agjencive të udhëtimit që operojnë në Portin e Durrësit ose në agjenci udhëtimi që ofrojnë shërbime udhëtimi drejt Italisë.

Për të udhëtuar drejt Italisë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të jenë të pajisur me:

  • Pasaportë të vlefshme
  • Biletë udhëtimi

Raste specifike:

  • Udhëtime për arsye shëndetësore
    Kërkohet pasaportë, biletë udhëtimi dhe rekomandim mjekësor nga mjeku përkatës.
  • Udhëtime për arsye punësimi
    Kërkohet pasaportë, biletë udhëtimi dhe kontratë pune nga punëdhënësi.
  • Udhëtime tranzit përmes Italisë drejt vendeve të tjera
    Qytetarët duhet të paraqesin pasaportë, biletë udhëtimi dhe biletë tranziti, e cila paraqitet pranë autoriteteve italiane.

Leje portuale ditore këmbësore

  • Dokument identifikimi (kartë ID ose pasaportë)
  • Aplikimi kryhet në Portën 2 dhe Portën 3
  • Tarifa: 60 lekë

Leje portuale ditore me automjet

  • Dokument identifikimi dhe patentë
  • Aplikimi kryhet në Portën 2 dhe Portën 4
  • Tarifa: 240 lekë

Leje portuale vjetore (personale dhe automjeti)
Qytetarët dhe operatorët portualë duhet të paraqiten pranë Zyrës së Lejeve Portuale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Portual Durrës, për aplikim dhe dorëzim dokumentacioni sipas udhëzimeve.

  • Leje personale vjetore: 8,520 lekë
  • Leje automjeti vjetore: 8,520 lekë

Për të aplikuar për punësim, duhet të paraqiteni pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Portual Durrës, ku mund të dorëzoni CV-në tuaj.

Për njoftime mbi vende vakante pune, konsultoni faqen zyrtare të internetit në seksionin “Njoftime për shtyp”: https://durresport.al/punesim/

Informacioni mbi tarifat portuale gjendet në Librin e Tarifave Portuale, i cili është i publikuar në link-un përkatës në faqen zyrtare: https://durresport.al/libri-tarifave-apd/

Për informacion mbi kostot dhe procedurat doganore, ju lutemi konsultoni Librin e Tarifave Portuale, të disponueshëm në faqen zyrtare: https://durresport.al/libri-tarifave-apd/

Tarifat për vincat dhe kontejnerët janë të pasqyruara në Librin e Tarifave Portuale, i cili mund të gjendet në link-un përkatës: https://durresport.al/libri-tarifave-apd/

Për sjelljen e një automjeti nga jashtë:

  • Kontaktohet një agjenci spedicioniere, e cila organizon transportin me kontejner dhe informon mbi procedurat.
  • Pas mbërritjes në Portin e Durrësit, duhet të kontaktoni një nga agjencitë doganore që operojnë në port, të cilat merren me procedurat e përpunimit dhe çdoganimit.

Qytetarët dhe operatorët portualë që dëshirojnë të kryejnë transport me kontejner duhet të kontaktojnë një nga agjencitë detare që operojnë në Portin e Durrësit.

Lista e kontakteve të agjencive detare gjendet në link-un përkatës: https://durresport.al/agjensi-detare/

Kontraktorët që operojnë në Portin e Durrësit duhet:

  • Të njohin dhe respektojnë rregullat e sigurimit teknik
  • Të zbatojnë sinjalistikën portuale
  • Të respektojnë rregulloren e ndërtimit në port

Rregulloret përkatëse janë të publikuara në faqen zyrtare dhe mund të konsultohen në link-un përkatës: https://durresport.al/rregullorja-e-perdorimit-te-portit-2/