ADRIREC
Portet Adriatike për Komunitete Energjetike të Rinovueshme
Projekti ADRIREC, i financuar nga Programi Interreg IPA ADRION 2021-2027, ka si qëllim shfrytëzimin e potencialit të energjisë së rinovueshme për të reduktuar kostot e faturimit nga Distributori Kombëtar i Energjisë dhe ndikimin mjedisor të përdorimit të energjisë nga burimet fosile. Projekti mbështet portet Adriatiko-Joniane në tranzicionin drejt komuniteteve energjetike të qëndrueshme dhe neutralitetit të karbonit.
Programi
Interreg IPA ADRION 2021-2027Kohëzgjatja
36 muaj09.2024 – 08.2027
Roli i APD
Partner projektiFokusi
Energji e rinovueshme / panele fotovoltaikeInvestimi i APD
Mbulim me panele fotovoltaike për godina administrativePër çfarë shërben projekti?
- Nxit përdorimin e energjisë së rinovueshme në portet e Adriatikut dhe Jonit.
- Redukton kostot e energjisë elektrike nga rrjeti kombëtar.
- Minimizon ndikimin mjedisor të përdorimit të burimeve fosile.
- Mbështet tranzicionin energjetik dhe porte më të gjelbra e më efikase.
Kontributi i APD
- APD planifikon investime në panele fotovoltaike.
- Panelet do të përdoren në tarracat e godinave administrative.
- Mbështetet ulja e kostove të faturimit dhe ndikimit mjedisor.
- Forcohet zhvillimi i qëndrueshëm portual dhe efikasiteti energjetik.
Partnerët e projektit
Itali
- Port of Trieste (LP)
- Port of Ravenna
Slloveni
- Luka Koper (WP2 Leader)
Kroaci
- Port of Rijeka Authority
BIH
- CETEOR (WP1 Leader)
Serbi
- Port Governance Agency
Mali i Zi
- Port of Bar Authority
Shqipëri
- Port of Durres Authority
Greqi
- Piraeus Port Authority (WP3 Leader)
