Porti i Durrësit është porta kryesore hyrëse për në tregun Shqipëtar, duke qenë vendi i pare që haset në hyrje të Adriatikut. Si i tillë, ai shndërrohet në një alternativë mjaft interesante për vendet e izoluara me tokë (pa dalje në det) siç janë Kosova dhe Maqedonia, të cilat mund të shfrytëzojnë shërbimet e ofruara nga Porti i Durrësit. Vend-ndodhja gjeo-strategjike e Shqipërisë vlerësohet përgjithësisht si një prej urave kryesore të komunikimit në Ballkan. Duke qenë i pozicionuar në qendër të Shqipërisë Porti i Durrësit kthehet në një pike kyçe transporti.
Autostrada Durrës-Kukës-Kosovë si një prej veprave më të mëdha inxhinjerike të komunikacionit krijon lehtësira ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke e forcuar më tej bashkëpunimin. Reduktimi i kostove është një ndër avantazhet kryesore që vendosi dhe forcoi lidhjen ndërmjet dy vendeve e cila historikisht, ndër shekuj ka qenë e fuqishme. Një tjetër partner, jo më pak i rëndësishëm është fqinji ynë Maqedonia, një vend me një potencial të madh tregtar.
Arritja në destinacionin Port-Durrës nga autostrada.
Mali i Zi – Shqipëri, intinerari që ndiqet:
Pika kufitare Hani Hotit përshkrohet në drejtimin Koplik ,Shkodër, Lezhë ,Lac, Vorë e më pas merr drejtimin djathtas për në Portin e Durrësit (200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta 4, hyrëse).
Kosova-Shqipëri , intinerari që ndiqet:
Pika kufitare Morina përshkrohet në drejtimin Kukës, Rrëshen, Laç, Vorë merr drejtimin djathtas për në Portin e Durrësit (200m nga tabela e sinjalistikës “Port” ndodhet Porta 4, hyrëse).
Shqipëri – Maqedoni, intenerari që ndiqet:
Pika kufitare Qafë –Thanë përshkrohet në drejtimin Librazhd, Elbasan, Peqin, Rrogozhinë ,Kavajë drejt hyrjes Nr-4 te Portit të Durrësit .
Greqi – Shqipëri, intenerari që ndiqet:
Pika kufitare Kapshticë përshkrohet në drejtimin Bilisht, Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Peqin,Rrogozhinë,Kavajë, drejt hyrjes Nr-4 Port –Durrës.
Greqi – Shqipëri, intinerari që ndiqet:
Pika kufitare Kakavijë përshkrohet në drejtimin Gjirokastër, Tepelenë, Fier, Lushnjë, Kavajë, Durrës, drejt hyrjes Nr-4 Port