Baza Ligjore dhe Qëllimi
Baza Ligjore
Ky dokument mbështetet në legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe aktet përkatëse ndërkombëtare, si më poshtë:
Legjislacioni detar dhe portual
- Ligji nr. 9251, datë 08.07.2004 – Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë
- Ligji nr. 9130, datë 08.09.2003 – Për Autoritetin Portual
Legjislacioni tregtar dhe i licencimit
- Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 – Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, i ndryshuar
- Ligji nr. 10 081, datë 23.02.2009 – Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë
Siguria, mjedisi dhe shëndeti publik
- Ligji nr. 168/2013 – Për Sigurinë në Anije dhe në Porte
- Ligji nr. 10431, datë 09.06.2011 – Për Mbrojtjen e Mjedisit
- Ligji nr. 15/2016 – Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive
Konventa dhe akte nënligjore
- Ligji nr. 9428, datë 13.10.2005 për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për Krijimin e Lehtësive për Trafikun Ndërkombëtar Detar” (Londër, 09.04.1965)
- Udhëzimi nr. 2565, datë 23.05.2016, për kushtet dhe procedurat e licencimit të shërbimeve portuale
- Udhëzimi nr. 883, datë 21.12.2018, për licencimin e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar detar për automjete dhe/ose udhëtarë
Qëllimi
Ky dokument synon zbatimin e një strategjie të integruar dhe të qëndrueshme zhvillimi në fushën e veprimtarisë portuale, përmes:
- përmirësimit të infrastrukturës dhe strukturës portuale;
- modernizimit të pajisjeve dhe teknologjisë operacionale;
- forcimit të burimeve financiare dhe njerëzore si dhe ofrimit të një mbështetjeje institucionale efektive me qëllim:
rritjen e eficiencës dhe sigurisë operacionale; orientimin tregtar dhe rritjen e konkurrueshmërisë; lehtësimin dhe përshpejtimin e proceseve operacionale në Portin e Durrësit.
Telefononi në numrin për raste emergjente në APD: + 355 69 808 18 68
