Karakteristika

Porti

Pozicioni i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon si dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombetar. Porti i Durrësit, është i pozicionuar në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Durrësit, në pjesën veriore të gjirit me të njëjtin emër. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 5,6m – 11,2m.

Porti i Durrësit ka aktualisht 78% te tregtisë detare në nivel kombëtar. Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyçe për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, i cili do facilitojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian. Kostoja e ulët operative, grupi i motivuar menaxherial dhe shërbimet cilësore janë disa nga vlerat që karakterizojnë portin e Durrësit.

KARAKTERISTIKA TË PORTIT

  • Përmbajtja mesatare e kripës 37%
  • Batica dhe zbatica 0.37m-0.94m
  • Temperatura mujore min/max 0°c/37°c
  • Temperatura mesatare vjetore e ajrit 18°C
  • Lagështia relative mesatare mujore 58% 69%

KARAKTERISTIKE STRUKTURORE

  • Sipërfaqe Toke : 79 ha
  • Sipërfaqe Ujore : 67 ha
  • Gjatësi Kalate : 2275 ml
  • Thellësia : 5,6 – 11,2 metra