Aktivitete me të rinjtë

Në datat 11-13 nëntor, 2020, Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD) zhvilloi një trajnim ndërdisiplinor mbi edukimin konsumator studentor. Aktiviteti i mbajtur në mjediset e Autoriteti Portual Durres u organizua në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për edukimin konsumator të studentëve në epokën e ndryshim klimatik”, i mbështetur financiarisht nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF).

🗣️ Oliana Sula: Konsumi i qëndrueshëm është ende një tematikë e panjohur mirë në Shqipëri dhe jo shumë e përfshirë në kurrikula. Ky aktivitet është një vlerë e shtuar për institucionin tonë pasi për herë të parë po organizohet një seminar me këtë tematikë dhe që ka pasur pjesëmarrje nga të gjithë fakultetet.

🗣️ Kloida Gjuzi: Certifikimi nga AUF i çel të rinjve dyert për të mësuar më shumë në këtë fushë, por edhe i ndihmon ata në aplikimet për të ndjekur trajnime apo kualifikime të tjera pasuniversitare.

🗣️ Xhafer Rakipllari: Përmes këtyre aktiviteteve Qendra e Karrierës në UAMD synon të mbështesë forcimin e kapaciteteve studentore dhe të promovojë përfshirjen dhe angazhimin e tyre në jetën universitare dhe komunitare.

🔗Materiali i plotë në faqen zyrtare të UAMD: https://bit.ly/2UpfhgE