Projekte Mjedisore

  1. Në Maj të vitit 2021 APD si anëtare vëzhguese e ESPO (Organizata Europiane e Porteve Detare), nëpërmjet rrjetit online të Ecoport ka plotësuar SDM.  

Self Diagnosis Method (SDM) është një listë kontrolli që na lejon të identifikojmë problematikat mjedisore në port. Informacionet e grumbulluara dhe anonimizuara të dhëna nga anëtarët e EcoPorts janë përdorur për të ndërtuar dhe azhornuar standardet e performancës së sektorit në menaxhimin e mjedisit 

Një SDM e përfunduar është e vlefshme për një periudhë 2 vjeçare. Aktualisht porti ka një SDM aktive në llogarinë e tij në Ecoport 

Përfitimet e përdorimit të SDM, lejon marrjen e statusit EcoPorts duke u bërë pjesë e një rrjeti të gjerë, ndan përvojat dhe praktikat më të mira brenda rrjetit, rrit vizibiletitin dhe reputacionin, si dhe rrit vëmendjen për mbrojtjen e mjedisit. 

  1. Projekti i portit të ri në Porto Romano, bashkëlidhur Deklarata Mjedisore e projektit. 
  1. Në kuadër të projektit Treasure, si dhe për t’ju përgjigjur sa më shpejt rasteve të ndotjeve dhe për të ndërhyrë në kohë reale për pastrimin ose izolimin sa më shpejtë të ndotjes, do të blihet një pajisje pluskuese në det për evidentimin e ndotjeve nga hidrokarburet.  

Kjo paisje do të bëjë të mundur identifikmin e ndotjes dhe do t’i vijë në ndihmë jo vetëm Autoritetit Portual por edhe Kapitenerisë së Porti Durrës, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit si dhe organeve të tjera kompetente të cilat kanë detyrimin për marrjen e masave administrative dhe penale sipas legjislacionit mjedisor  në Republikën e Shqipërisë, gjithmonë në funksion të parimit ndotësi paguan.  

Të paturit e një pajisje të tillë do të vinte në pozita të një kujdesi të shtuar edhe operatorët që operojnë në portin e Durrësit, sepse në raste të ndotjes se basenit origjina e ndotjes nuk do të ishte më e panjohur, ndotësi do të identifikohej dhe do të mbante përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.