RENEWPORT Project

Projekti “RENEWPORT” eshte financuar nga Programi Euro- MED dhe ka si objektiv kryesor lehtësimin e kalimit të energjisë në portet MED duke përdorur potencialin e pashfrytëzuar të burimeve të rinovueshme të energjisë.

Autoriteti Portual Durres do të investojë në panele fotovoltaike për reduktimin e energjisë nga rrjeti dhe zëvendësimin e konsumit total ose të pjesshëm nga akumulimi i energjisë diellore nëpërmjet paneleve.

RENEWPORT synon të adresoje sfidën e ndryshimeve klimatike përmes shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në portet e zones MED.

Pavarësisht se është mënyra më miqësore me mjedisin për të transportuar sasi të mëdha mallrash, transporti detar, si çdo tjetër aktiviteti njerëzor i bazuar në lëndët djegëse fosile kontribuon në ndryshimet klimatike. Kjo është edhe më e vërtetë në portet MED, të vendosura në afërsi të zonave te populluara, duke degraduar cilësinë e ajrit lokal mbi emetimin e CO2.

RENEWPORT do të mbështesë tranzicionin e energjisë së pastër ne portet MED, duke i kthyer ato nga emetues të ndotësve dhe gazeve serrë në qendra të energjisë së pastër duke shfrytëzuar potencialin e pashfrytëzuar te burimeve te rinovueshme të energjisë.

Nëpërmjet RENEWPORT, politikëbërësit do të pajisen me zgjidhje të reja që i mbështesin ata për të luftuar ndryshimet klimaterike duke arritur objektivat energjetike dhe neutralitetin e karbonit dhe qytetarët do të përfitojnë nga ajri më i pastër, territoret e MED -së do të bëhen zona më të gjelbërta.

Ky projekt zgjat 33 muaj dhe buxheti total eshte € 2,995,300.00.

Partneret e ketij projekti;

· Port Network Authority of the Eastern Adriatic Sea (LP)

· Port Network Authority of the Northern Tyrrhenian Sea

· • Var Chamber of commerce and industry

· Valenciaport Foundation for research, promotion and commercial studies of the Valencian Region

· Valencia Port Authority

· • Luka Koper, port and logistic system, public

limited company

• Port of Rijeka Authority

• Port of Bar JSC

• Durres Port Authority

• Piraeus Port Authority SA