Rreth CEMA

Njihuni me qendrën

Rreth CEMA

×

Themelimi

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, e themeluar më 27 maj 2021, është një iniciativë e Autoritetit Portual Durrës, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Profili i qendrës

CEMA shërben si një platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, akademisë, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qendra ka në fokus formimin profesional, kërkimin shkencor, inovacionin dhe mbështetjen e politikave që lidhen me zhvillimin detar, sigurinë portuale, menaxhimin dhe legjislacionin detar.

Misioni

Misioni i CEMA është të zhvillojë partneritete strategjike me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare për ofrimin e programeve të trajnimit dhe kualifikimit në fushën detare, si dhe për hartimin e kurrikulave në sigurinë detare, menaxhim dhe legjislacion detar, me mbështetjen e ekspertëve vendas dhe të huaj.

Qendra synon gjithashtu të nxisë zhvillimin profesional dhe akademik të punonjësve të sektorit detar, përmes programeve Bachelor, Master dhe PhD, të mbështetura nga Autoriteti Portual Durrës dhe partnerët e tij, si dhe të kontribuojë në integrimin e objektivave të zhvillimit detar të Shqipërisë në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe evropian.

Objektivat

  1. Të shërbejë si platformë bashkëpunimi dhe koordinimi për institucionet kombëtare dhe rajonale në fushën detare.
  2. Të ofrojë programe trajnimi dhe kualifikimi në transportin detar, sigurinë portuale dhe legjislacionin detar.
  3. Të funksionojë si qendër inovacioni dhe kërkimi, duke lidhur aktorët publikë, akademinë dhe sektorin privat.
  4. Të mbështesë politikat dhe kërkimin shkencor në ndërlidhshmërinë dhe zhvillimin detar.
  5. Të kontribuojë në integrimin e objektivave kombëtare detare në bashkëpunimin rajonal evropian.
  6. Të ndihmojë në përmirësimin e operacioneve të Portit të Durrësit dhe në konsolidimin e tij si qendër logjistike rajonale.