Autoriteti Portual Durrës, në mbështetje të Ligjit nr. 9130, datë 08.09.2003, “Për Autoritetin Portual”, VKM nr. 596, dt.10.09.2004 “Për Miratimin e Statutit të Autoritetit Portual Durrës dhe për Riorganizimin e tij” , VKM nr.54 dt.05.02.2014 “ Për përcaktimin e kritereve, të proçedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” i ndryshuar, për procedurën e konkurrimit me objekt “Për dhënien me qira të objektit “Ish-Interklubi” i vjetër, me sipërfaqe 202.07 m² në Portin e Durrësit, për një afat 10 – vjet”, ju informon si më poshtë:- Në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga ana subjekti i vetem pjesemarres“ONID INTERKLUB” SHPK, sipas procedurës së përcaktuar në VKM Nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 13, datë 26.4.2018 “Për zbatimin e VKM-së Nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”,Shoqëria “ONID INTERKLUB” SHPK, ka paraqitur kërkesë për konkurrim, me çmimin e ofertës së paraqitur, në vlerën 1.000 (një mijë) lekë për m² / muaj, pa tvsh dhe është vlerësuar me 100 pikë, duke u kualifikuar dhe renditur në vendin e parë.Në vijim, Autoriteti Portual Durrës shpall fituese shoqërinë “ONID INTERKLUB” SHPK për procedurën e konkurrimit me objekt “Për dhënien me qira të objektit “Ish-Interklubi” i vjetër, me sipërfaqe 202.07 m² në Portin e Durrësit, për një afat 10 – vjet”. Lidhur me vlerësimin, si më sipër, afati për të paraqitur ankim pranë Autoritetit Portual Durrës, është 5 (pesë) ditë pune, nga shpallja e fituesit, sipas përcaktimeve në VKM Nr. 54, datë 05.02.2014, i ndryshuar, Kreu II, pika 11, dhe Udhëzimin Nr. 13, datë 26.4.2018, pika 28
VKM, Nr.596 Dt.10.09.2004 Per Miratimin e statutsit te Autoritetit Portual DurrËs dhe per Riorganizimin e tij.Shkarkoje