Terminali i trageteve

terminali i trageteve

Terminali i Trageteve   
Terminali i Trageteve është ndërtuar me një investim me vlerë 21.8 milion euro në përputhje me standardet më të larta, duke mundësuar kështu një  shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor. 

Si rrjedhojë Terminali mund të quhet “Porta e re e Rajonit drejt Evropës”. 

Prej shtatorit të vitit 2013, Terminali menaxhohet nga kompania AFTO (Albanian Ferry Terminal Operator) 
Për përpunimin e mjeteve dhe pasagjerëve,Terminali është i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si: vendet e chek-ineve, skanerat, pikat e kontrollit të policisë kufitare dhe doganore, peshoret e deri tek stolat dhe karrot e bagazheve. 


KARAKTERISTIKAT E TERMINALIT

 
 
Sipërfaqja e terminalit                          86.430m 2 
Godina e terminalit me sipërfaqe       5.482 m 2 
Gjatësi kalate                                       580 ml 
Thellësia pranë kalatës                          8m-10.00m 
46 sportele të kontrollit kufitar, 
10 për udhëtarët   këmbësorë, 
24 për   autovetura, 
12 për kamionët dhe autobusët, 
Postë e akostimit 5,   
Kapaciteti përpunues: Përpunohen njëherësh 2.000 udhëtarë. 
Në të njejtën kohë 5-6 tragete.
1.5 milion pasagjerë në vit. 
250.000 autovetura në vit. 
100.000 kamionë në vit.


Linjat e rregullta janë: Bari, Brindisi, Ankona, Trieste.