Terminali Perëndimor

Terminali Perëndimor njihet ndryshe edhe si Terminali i Mallrave Gjenerale (TMGJ). Ndodhet në zonën perëndimore të Portit dhe menaxhohet nga Autoriteti Portual Durrës.
Në këtë Terminal, përpunohen të gjithë llojet e mallrave të përgjithshme të paletizuara, gjysmë te paletizuara, slinga, thasë, rotativë, plehra kimike, drithëra, etj.

Karakteristikat e terminalit

Sipërfaqja e terminalit                               92.680 m2
Magazina e mbuluar                            5.152 m2
Gjatësia e kalatave                               735 ml
Numri i kalatave                                  5
Thellësia pranë kalatave                       7.0 m – 8.2 m
Elektrovinça                                        12 me kapacitet 5-45 ton
Autovinç MHC 200 me kapacitet           120 ton
Autovinç MHC 115 me kapacitet           65 ton
Silose drithërash 1.500 ton                  5 cope