7 shkurt 2025
Është zhvilluar takimi dy ditor i projektit “SA Connectivity”, në Portin Bar në Mal të Zi, ku Autoriteti Portual Durrës u përfaqësua nga grupi i punës. Prioriteti kryesor i programit fokusohet në ndërlidhjen e Adriatikut Jugor duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe lidhjen rajonale, zhvillimin dhe përmirësimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme, të zgjuar dhe të ndërmodalizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, duke përfshirë aksesin e përmirësuar në TEN-T dhe lëvizshmërinë ndërkufitare.
Kjo tregon se projekti synon të rrisë bashkëpunimin dhe efikasitetin e lidhjeve midis porteve të përfshira, duke përdorur teknologji të avancuara dhe qasje të qëndrueshme në transportin detar dhe logjistikë.
Partnerët e projektit SA Connectivity janë institucione dhe autoritete nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, përfshirë:
Projekti SA Connectivity, i financuar nga IPA South Adriatic, ka për synim zhvillimin e funksionaliteteve dhe integrimin e sistemeve operacionale dhe IT në portet pjesëmarrëse.