24.11.2026
Autoriteti Portual Durrës renditet në vendin e 55-të mes 200 kompanive me fitimet më të larta në Shqipëri, sipas renditjes vjetore të publikuar nga revista ekonomike “Monitor”, bazuar në rezultatet financiare të vitit 2025.
Për këtë renditje dhe rezultatet e biznesit në Shqipëri, revista “Monitor” organizoi këtë vit, për herë të parë, edhe forumin TOP 200 Business Forum, ku mori pjesë edhe Autoriteti Portual Durrës.
Gjatë vitit 2025, të ardhurat e Autoritetit Portual Durrës u rritën me 8,8% krahasuar me vitin 2024, duke reflektuar ecurinë e aktivitetit portual dhe të shërbimeve të ofruara.
Renditja dhe pjesëmarrja në këtë forum përbëjnë një mundësi për prezantimin e rezultateve financiare të APD-së dhe shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të kompanive dhe aktorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare.

