06.01.2022/ KREMTIMI I THEOFANISË – UJIT TË BEKUAR

Besimtarët ortodoksë në Durrës kanë kremtuar “Ditën e Ujit të Bekuar”, e cila fillimisht ka nisur në kishën “Shën Pavli e Shën Asti”, ndërsa më pas është bërë dhe hedhja simbolike e kryqit pranë kalatës nr. 5 të Portit të Durrësit.

Për besimtarët ortodoks kjo ditë kremtohet në nderim të Shfaqjes së Perëndisë (Theofanisë apo Epifanisë) gjatë Pagëzimit të Jisu Krisht në lumin Jordan.

Forca e Sigurisë Portuale u kujdes për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie.