1-20 nëntor, përpunohen 33 anije dhe 49 tragete në katër Terminale

Që nga fillimi i muajit nëntor në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 33 anije, ndërsa 49 tragete kanë lundruar në linjat Durrës-Bari e Durrës-Ankona-Trieste e kthim.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bëjnë të ditur se gjatë periudhës 1-20 nëntor të këtij viti, në Terminalin e Mallrave Gjenerale, i njohur si Terminali Perëndimor janë përpunuar 12 anije tregtare, dhe po i njejti numër anijesh është përpunuar edhe në Terminalin e Kontejnerëve, 12 anije gjithsej.

Sipas të njejtave burime, në Terminalin Lindor gjatë së njejtës periudhë janë përpunuar 9 anije të tjera të tjera me mallra rinfuzo.

Gjatë periudhës janar-tetor 2017, në të tre Terminalet e mallrave janë përpunuar 475 anije tregtare, ndërsa në Terminalin e Trageteve janë përpunuar 849 tragete, të cilat përveç udhëtarëve transportojnë edhe mallra me kamjonë dhe trajlerë.