1 – 24 gusht, mbi 221 mijë udhëtarë dhe 53 mijë autovetura me tragete

Vazhdon rikthimi me tragete nga Durrësi i bashkëatdhëtarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që kaluan pushimet pranë familjeve të tyre. Mbi 221 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë preferuar tragetet në udhëtimet nga Durrësi në Bari, Ankona dhe Trieste dhe anasjelltas.

Shifra është bërë e njohur nga të dhënat operative ditore të APD, që shton se periudha kohore e referuar i përket  dt. 1 – 24 gusht. Çdo ditë nga porti më i madh i vendit tonë në drejtim të porteve të Italisë dhe anasjelltas lundrojnë deri ne 6 tragete .

Nga të njejtat burime, mësohet se në këto 24 ditë në Durrës kanë mbërritur mbi 113 mijë udhëtarë me 27,500 autovetura gjithsej, ndërsa drejt porteve të Italisë janë nisur mbi 108 mijë udhëtarë me 25 mijë autovetura.

Duke ripërmbledhur të dhënat statistikore, gjatë periudhës 1 – 24 gusht tragetet nga/drejt Durrësit janë shfrytëzuar nga 221,618 udhëtarë me 52,705 autovetura gjithsej.Gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti tragetet kanë transportuar mbi 367 mijë udhëtarë.

img_9219
img_9212
img_9195
img_9206