Që nga fillimi i muajit shtator mbi 29 mijë udhëtarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali) dhe anasjelltas.
Gjatë periudhës 1-6 shtator të këtij viti janë nisur me tragete drejt Italisë 24.145 udhëtarë me 4.596 autovetura gjithsej. Numri i udhëtarëve që nisen pas pushimeve të verës ka ardhur në rënie edhe gjatë fundjavës. Ndërkaq tragetet janë shfrytëzuar nga 4922 udhëtarë që mbërritën në Durrës me 953 autovetura gjithsej.
Fluksi i mjeteve dhe udhëtarëve është përballuar nga 24 tragete në nisje dhe mbërritje, të cilët kanë transportuar edhe 1059 kamjonë dhe trajlera me mallra gjithsej. Gjatë muajit gusht, që përkon me pushimet verore, mbi 246 mijë udhëtarë shqiptarë dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi dhe anasjelltas.