Gjatë periudhës 1 janar – 13 mars në portin e Durësit janë përpunuar 89 anije tregtare. Në Terminalin e Mallrave Gjenerale, që njihet edhe me emrin Terminali Perëndimor janë përpunuar 41 anije, ndërsa në Terminalin Lindor dhe në atë të Kontejnerëve janë përpunuar përkatësisht 18 dhe 30 anije.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se në Terminalin Perëndimor gjatë kësaj periudhe janë ngarkuar dhe shkarkuar afro 100 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej, ndërsa në Terminalin Lindor janë përpunuar afro 89 mijë ton mallra. Ndërkaq, afro 19 mijë kontejnerë (njësi kontejnerike TEU) janë përpunuar në Terminalin e Kontejnerëve.