Porti i Durrësit mikpriti diten e sotme festimet e organizuara nga Komanda e Forcës Detare, në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ceremonia u organizua në kalatën 5 si një ditë e hapur për publikun në të cilen morrën pjesë ish-ushtarakë veteranë të Forcave tona Detare, nxënës të shkollave të mesme si dhe qytetarë të shumtë
Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi vlerësoi kontributin e Forcave Detare gjatë misioneve të NATO-s, pasi vetëm në detin Egje kanë vepruar deri me tani 200 ushtarakë të Forcave tona Detare, të cilët kanë shpëtuar mbi 3000 jetë njerëzish në det. Më pas ai i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të Kontigjentit të 12-të të misionit paqeruajtës, i cili do të niset diten e sotme në detin Egje.
Të pranishmit i përshëndeti zv. komandanti i FD, kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari, i cili u ndal në rëndësinë e pjesmarrjes së ushtarakëve tanë në misionet paqeruajtëse të NATO-s. Z. Meçollari falenderoi pjesmarrësit, si dhe Autoritetin Portual Durrës për krijimin e kushteve të mira në organizimin e kësaj Dite të Hapur për publikun.
Më pas të pranishmit vizituan anijet ushtarake të ankoruara më këtë rast në Portin e Durrësit.