Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Portin e Durrësit 37 marinarët shqiptarë, të cilët prej 4 javësh kanë qënë të bllokuar në tragetet e kroçerat e kompanisë GNV në Itali. Riatdhesimi i tyre është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Autoriteti Portual Durrës dhe Policia Kufitare kanë vënë në dispozicion logjistikën e tyre për realizimin me sukses të këtij misioni. Pas mbërritjes së tyre në Atdhe, nën masa të rrepta shëndetësore, ata do të qëndrojnë të izoluar për një periudhë 2 javore pranë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë në Plepa.
Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe keshilluar për problematikat që kanë.
Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët tanë nuk janë më vetëm dhe të harruar, por të asistuar dhe të ndihmuar nga të gjitha instancat tona shtetërore.