15 kroçera “prenotojnë” lundrimin drejt Durrësit në sezonin turistik 2018-‘19

Kompanitë e kroçerave kanë prenotuar 15 lundrime drejt Durrësit për sezonin turistik 2018-2019.

Numri i tyre pritet të rritet gjatë javëve në vazhdim-bëhet e ditur nga Qendra e Informacionit në APD. Këto janë të dhëna të ofruara vetëm nga njëra prej agjencive tona të lundrimit, ndërsa priten edhe të dhënat e kompanive të tjera. Ndërkaq, mësohet se lundrimet e kroçerave drejt Durrësit për këtë vit kanë përfunduar.

Nga burime të agjencisë pritëse “Intermed shiping” bëhet e ditur gjithashtu se 9 nga kroçerat dhe velierët do të mbërrijnë në Durrës nga muaji maj në tetor 2018, ndërsa pjesa tjetër në sezonin e verës 2019.

Në periudhën 2018-2019 veliera luksoze “Sea Cloud” do të bregëzohet 7 herë në portin më të madh të vendit tonë, ndërsa nuk mungojnë edhe kroçera të tjera që e kanë “prekur” Durrësin edhe në vitet e mëparshëm, si “Sirena”, “Seven Seas Voyager”, “ “Berlin”, “Nautica” “La Belle De L’Adriatique”.