Njoftojmë të gjithë udhëtarët se: nga data 1 shtator 2021 rikthehet në funksion edhe linja e Ankonës(Itali), ndërkohë që lundrimet drejt Barit vijojnë normalisht me kapacitet të plotë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare dhe Autoriteti Portual Durrës u angazhuan që Operatorët e Trageteve të normalizonin kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë futjen e anijeve që krijuan anomali gjatë javës së fundit të muajit gusht.
Për orarët e nisjes së trageteve në kohë reale, mund të klikoni në faqen zyrtare te Autoritetit Portual Durrës, http://localhost/apd , në Rubrikën PASAGJERËT
Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 .
Gjithashtu, rikujtojmë udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve për detyrimin e tyre të respektojnë protokollet anti-Covid, distancat e sigurisë dhe mbajtjen e maskave në ambjentet e Portit dhe në bord të anijeve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!