2016: Në port u ankoruan 1795 mjete lundruese, 516 anije në përpunim

Gjatë vitit 2016 në portin e Durrësit u ankoruan 1795 mjete lundruese të llojeve të ndryshme. Vetëm në Terminalin e udhëtarëve janë përpunuar 1036 tragete, që kanë lundruar në linjat Durrës-Bari, Durrës-Ankona dhe Durrës-Triste e anasjelltas.

Në tre Terminalet e përpunimit të anijeve janë përpunuar 516 anije të tonazheve të ndryshme. Numri më i madh i përket Terminalit të Mallrave Gjenerale, i cili administrohet nga Autoriteti Portual. Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, gjatë 12 muajve që lamë pas në këtë Terminal janë përpunuar 248 anije gjithsej. Në Terminalin e Kontejnerëve, përkatësisht në kalatën 6 të portit më të madh të vendit, gjatë së njejtës periudhë janë përpunuar 200 anije të specializuara. Numri më i vogël i anijeve i përket Teminalit lindor, me 68 mjete lundruese gjithsej.

Gjatë vitit 2016 nuk kanë munguar edhe përmasat turistike të portit të Durrësit. Në kalatat 4 dhe 5 janë ankoruar 25 krocera dhe velierë turistikë, ndërsa numri i përgjithshëm i jahteve që kanë vizituar portin arrin në 218.