2016: Në portin e Durrësit 49 anije me flamur shqiptar, 467 anije me flamur të huaj

Në kalatat e portit të Durrësit gjatë vitit 2016 janë ankoruar 49 anije vendase dhe 467 anije të huaja.

Nga sektori i Statistikave mësohet se brenda një viti në portin më të madh të vendit janë përpunuar 430 anije të huaja dhe 48 anije me flamur shqiptar, të cilat kanë sjellë mallra importi. Produktet metalore si hekur, tuba dhe llamarinë zenë vendin e parë me afro 286 mijë ton gjithsej; më pas renditen qymyri dhe kimikatet me 166 mijë ton dhe plehrat kimike dhe natyrale me 110 mijë ton. Në listën e importeve për vitin që lamë pas bëjnë pjesë edhe çimento, xhamat, melamina, etj.

Anijet që lundruan nga Durrësi drejt vendeve të tjera ishin 38 dhe gjatë 12 muajve transportuan 94 mijë ton çimento dhe gëlqere, plehra kimike, etj. Pjesa më e madhe e eksporteve janë realizuar me anijet e kontejnerëve.