Gjatë vitit 2016 Rusia dhe Italia janë dy vendet me volumin më të lartë të mallrave në portin e Durrësit, përkatësisht në importe dhe në eksporte. Nga portet e Rusisë kanë mbërritur në Durrës 249 mijë ton mallra importi, ndërsa drejt porteve të Italisë janë nisur 60 mijë ton mallra eksporti.
Megjithatë, Turqia mbetet në vendin e parë për volumin më të lartë të mallrave gjithsej të shkëmbyera me portin e Durrësit. Gjatë vitit 2016 me portet e Turqisë janë shkëmbyer 24 përqind e sasisë së përgjithshme të mallrave. Në vendin e dytë renditet Rusia me 22 përqind, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt ndodhen Italia dhe Gjermania me 10 dhe 9 përqind.
Gjatë vitit 2016 nga anijet dhe tragetet në portin e Durrësit u përpunuan afro 3.5 milion ton mallra të ndryshme. Përvec porteve të Evropës dhe Azisë, mallra të ndryshme kanë mbërritur edhe nga portet e kontinenteve te Amerikës dhe Afrikës.