30 mijë ton mallra në 8 anije: për nisje, në përpunim, në radë dhe në pritje

Në portin e Durrësit të martën në mesditë vazhdojnë të përpunohen tre anije, ndërsa dy të tjera po përgatiten për nisje.

Nga burimet e Dispeçerisë portuale mësohet se anijet Fortune dhe Gulizar kanë sjellë në Durrës 6205 ton nitrat, që po shkarkohet në kalatën 5. Ndërkaq në terminalin lindor anija Mehmet Dadayli 1 është ngarkuar me 4200 ton krom. Në kalatat 6 dhe 2 po shkarkohen anijet MSC Jilhan me 350 kontejnerë dhe Dante A me 1346 ton pllaka zdrukthi.

Nga të njejtat burime, mësohet se në radën e portit ndodhet anija Sea Star, e cila do të ngarkohet me 5300 ton çimento me paleta.

Brenda 24 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë në port edhe anija Rusen Mete, e cila do të ngarkojë 9000 ton prokate të prodhuara në Elbasan, dhe anija Angela, e cila do të shkarkojë 3754 ton lidhje melamine.

Në kalatat e portit të Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë përpunuar 1.170.000 ton mallra, ose 80 mijë ton më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2014.