Përkujtuam dje një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, atë të eksodit të ’91 kur anija “Vlora” u nis nga Porti i Durrësit drejt brigjeve të Italisë fqinje me rreth 20 mijë qytetarë në bord.
Një instalacion dedikuar këtij momenti historik, me autorësinë e artistes Jasmine Pigangelli, do të lidhë dy brigjet e Adriatikut, ashtu si popujt tanë janë ura e bashkëpunimit mes dy vendeve mike, Shqipëri-Itali.
Me prezencën e shkëlqesisë së tij, Ambasadorit të Italisë, z. Fabrizio Bucci, Kryetares së Bashkisë së Durrësit, znj. Emiriana Sako si dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal të Durrësit e Rajonit të Pulias.
Sot, vendi ynë është krejtësisht i transformuar, me aspiratën për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Europiane.