63 vjetori i Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare

Ditë në historinë e Forcës Detare

Si sot, 62 vjet më parë, më 15 mars 1958, në Portin e Durrësit, në prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore, u ngrit për herë të parë Flamuri i RSH në bordin e gjuajtësave të mëdhenj detar (GJMD) të Projektit “122 BIS” ose klasifikuar nga NATO i klasit “Kronshtadt”,
“Vjosa”, “Semani”, “Buna” dhe “Drini”. 15 marsi konsiderohet edhe si Dita e Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare (Flotës Luftarake Detare).

Në historinë e Forcës Detare anijet mbiujëse luftarake përfshinin dy minaheqëse të mëdha (MHM), katër gjuajtësa të mëdhenj detare (GJMD), gjashtë minaheqëse të vogla (MHV) dhe gjashtë gjuajtësa të vegjël detar (GJVD), si dhe anije të tjera ndihmuese. Gjuajtësi i Madh Detar P-207 “Vjosa” është anija që ka shërbyer më gjatë në Flotën Luftarake Detare (më pas Forcat e Mbrojtjes Detare dhe Forcën Detare), plot 53,5 vjet. GJMD P-207 është anija e fundit mbiujëse luftarake e Flotës Luftarake Detare që ka dalë nga armatimi, në shtator të vitit 2011. (Artur Meçollari)