Moti i keq dhe deti i trazuar kanë përfshirë sot paradite edhe gjiun detar të Durrësit. Reshjet e shiut kanë penguar përkohësisht përpunimin e anijeve në port.
Nga Qendra e Informacionit mësohet se dy tragetet e linjës Bari – Durrës kanë mbërritur në portin më të madh të vendit rreth orës 7.00, sipas grafikut të përditshëm. Tragetet “AF Marina” dhe “Rigel III” kanë lundruar gjatë natës së kaluar pa problem nga brigjet italiane drejt Durrësit.
Ndërkaq në kalata vazhdon puna për shkarkimin e kontejnerëve nga anija “Max Limit”.
Përpunimi dy anijeve me nikel dhe çimento është ndërprerë përkohësisht për arsye të reshjeve që bien herë pas here në qytetin bregdetar.
Anija “Ruby Enterprise” që shkarkoi afro 25 mijë ton nikel në kalatën 10 u nis për lundrim sapo përfundoi përpunimin.