Drejtori i përgjithshëm i APD, Gazmend Shalsi priti Sekretarin gjerman të Shtetit, Jorg Asmussen

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual, ing. Gazmend Shalsi priti sot një delegacion gjerman, të kryesuar nga Jorg Asmussen, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Punës dhe Çeshtjeve Sociale. Në delegacion bënte pjesë edhe zv. Ambasadorja gjermane Anke Holstein.

Gjatë takimit drejtori Shalsi i njohu anëtarët e delegacionit me situatën e infrastrukturës dhe shërbimeve në portin më të madh të vendit, si dhe me marrëdhëniet me Terminalet edhëna me konçesion. Më tej z. Shalsi u ndal në projektet që presin të zbatohen, duke shfaqur dëshirën e bashkëpunimit me investitorët gjermanë.

Sekretari gjerman i Shtetit, Asmussen shprehu interesimin e tij për ecurinë e konçesioneve gjermane si dhe për projektet e ardhshme që do të realizohen në portin e Durrësit.

Më pas delegacioni nga Gjermania, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i APD, ing. Gazmend Shalsi vizitoi disa nga Terminalet e portit.