Ambasadori i Maqedonisë së Veriut vizitë në Portin e Durrësit: Forcimi i rolit tregtar në fokus/ 21 nëntor 2021

Kreu Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, z.Pirro Vengu, priti të premten e kësaj jave, Diplomatin e Maqedonisë së Veriut të akreduar në Tiranë, z. Dancho Markovski.

Gjatë bashkëbisedimit, Vengu e njohu Ambasadorin me projektet ambizicioze të zhvillimit në infrastrukturën portuale, që lidhen me ndërtimin e Portit turistik në gjurmët e Portit aktual të Durrësit dhe atij tregtar në Porto Romano. Forcimi i mbështetjes për tregtinë përmes përdorimit të pakushtëzuar të Portit të Durrësit, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë, ishte fokusi i këtij takimi mes palëve.

Në mbyllje të takimit, delegacioni u ndal në Terminalin e Trageteve, ku u njoh nga afër me kapacitetet në përpunimin e udhëtarëve, ku me mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, e përdorin si pikë tranzit për lëvizjen e tyre drejt Europës.