Anija – Shkollë italiane “Palinuro”, 5 ditë vizitë portuale në Durrës

Anija – shkollë e Forcave Detare Italiane “Palinuro” do të zhvillojë një vizitë portuale 5-ditore në Durrës. Anija velierë pritet të ankorohet nesër në një nga kalatat e portit më madh të vendit tonë.

Autoriteti Portual i Durrësit ka marrë masa për përcaktimin e bankinës dhe sigurinë e zonës, në bashkëpunim me personelin e Forcës Detare Shqiptare. Gjatë qëndrimit në Durrës janë parashikuar një sërë veprimtarish të përbashkëta.

Me një “moshë” 83-vjeçare, anija “Palinuro” ka filluar shërbimin në forcat detare të vendit fqinj në vitin 1955.

Ajo ka një gjatësi prej 69 metrash dhe arrin shpejtësinë 8 milje/orë. Anija shkollë “Palinuro” do të lundrojë nga porti i Tarantos (Italia jugore) drejt Durrësit për të vijuar më pas drejt Kotorrit (Mali i Zi) dhe Ankonës (Itali).