Anija “TCSG Umut” e Rojes Bregdetare turke, vizitë portuale 2-ditore 3 dhjetor 2013

Anija turke e Rojes bregdetare “TCSG Umut” ka mbërritur sot paradite në portin e Durrësit për një vizitë portuale 2-ditore. Nesër pasdite, para largimit nga ujrat tona territoriale ajo do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët me forcat tona detare.

Anija turke u ankorua rreth orës 8.45 në kalatën 4 të portit më të madh të vendit. Anija e rojes bregdetare turke “TCSG Umut” ka ardhur në portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh midis vendit tonë dhe Republikës së Turqisë për vitin 2013.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i eksperiencës midis forcave detare të Shqipërisë dhe forcave detare turke, si dhe pjesëmarrja e anijes turke në një stërvitje të përbashkët me flotiljen tonë detare.

Nesër paradite anija do të jetë e hapur për vizitorët, ndërsa para largimit nga ujrat tona në bashkërendim me anijet e Forcës sonë detare anija turke do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët detare (PASSEX).

Anija  e Rojes  Bregdetare “TSG  Umut”  ka një  gjatësi prej         88.6 metra dhe një gjërës prej 12.2 metra. Në bordin e saj punojnë 90 detarë ushtarakë gjithsej.