Anijet, përpunimi dhe qëndrimi në port mesatarisht nga 1-4 ditë

Një anije me kontejnerë në portin e Durrësit përpunohet dy herë më shpejt se sa një anije me mallrat të përgjithshme. Ndërkaq koha e përgjithshme mesatare e qëndrimit në radën dhe në kalatat e portit më të madh të vendit për një anije nuk e kalon periudhën 4-ditore. Shifrat janë nxjerrë nga analiza e periudhës janar-prill të këtij viti.

Sipas sektorit të statistikave portuale, anijet e specializuara të kontejnerëve përpunohen mesatarisht brenda 24 orëve, ndërsa koha e qëndrimit të tyre në Durrës nga mbërritja në radën portuale deri në nisjen drejt destinacionit të radhës nuk i kalon mesatarisht 39 orë. Në Terminalin lindor anijet qëndrojnë gjithsej 3.17 ditë, nga të cilat vetëm 42 orë i përkasin mesatarisht përpunimit.

Anijet që mbërrijnë në Terminalin perëndimor përgjithësisht sjellin mallra gjenerale (ushqimore, materiale ndërtimi, çimento, etj).) dhe koha e përpunimit të tyre në kalatë arrin mesatarisht në 2.44 ditë, ndërsa së bashku me periudhën e qëndrimit në radë dhe parapërgatitjen e anijes, koha mesatare e qëndrimit arrin në 4.09 ditë.

Specialistët thonë se koha e qëndrimit dhe përpunimit në port varet edhe nga ngarkesa mesatare e anijeve për periudhën e analizuar.