ANTINDOTJA 24, zhvillohet stërvitja e përbashkët ndërinstitucionale

Rritja e aftësive koordinuese dhe kompaktësimi i veprimeve të efektivit të anijeve në rast të ndotjeve detare, ishte në fokus të stërvitjes së përbashkët ndërinsitucionale.

Stërvitja e cila u zhvillua përgjatë datave 18-20 qershor në molin nr.0 dhe kanalin hyrës të portit të Durrësit, mes Forcës Detare, Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Policisë Kufitare, Autoritetit Portual Durrës dhe kompanive private të pastrimit detar.

Qëllimi i këtyre ushtrimeve është rritja e aftësive koordinuese mes institucioneve që operojnë në mjedisin detar si dhe kompaktësimi i veprimeve të efektivit dhe ekuipazhit të anijeve në raste inicidentesh të rrjedhjeve të hidrokarbureve.