Mbi 139 mijë udhëtarë me afro 34 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjës nga porti i Durrësit gjatë periudhës 1 – 15 gusht 2019.
Nga të dhënat operative të APD, mësohet se afro 96 mijë udhëtarë kanë mbërritur në portin më të madh të vendit nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali).
Bashkë me ta, në Durrës kanë zbritur nga tragetet edhe 23.543 autovetura – shtuan burimet e sipërcituara.
Ndërkaq në të njejtën periudhë 15 – ditore, 43.157 udhëtarë të tjerë me 10,249 autovetura janë nisur nga Durrësi drejt porteve të Italisë.
Nga të dhënat operative për dt 1-15 gusht 2019 mësohet se tragetet kanë transportuar edhe 2,849 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.