Që nga fillimi i muajit maj në portin e Durrësit janë përpunuar 40 anije tregtare gjithsej.
Terminali Perëndimor (Terminali i Mallrave Gjenerale) ka pritur 18 anije me 52 mijë ton mallra gjithsej, dy prej të cilave vazhdojnë përpunimin në kalatat 1 dhe 5.
Ndërkaq, 12 anije të tjera me mbi 49 mijë ton mallra janë përpunuar në Terminalin Lindor – bën të ditur Qendra e Informacionit në APD.
Në Terminalin e Kontejnerëve që nga fillimi i muajit maj 2018 janë përpunuar 10 anije gjithsej.
Sasia më e vogël e Mallrave në një anije gjatë këtij muaji është përpunuar në Terminalin Perëndimor, 291 ton tuba uji gjithsej, ndërsa më e madhja po përpunohet në Terminalin Lindor, një anije me 12 mijë ton qymyr gjithsej.