APD: 1-24 shtator, mbi 71 mijë udhëtarë dhe 14.330 autovetura me tragete

Shifrat e udhëtarëve dhe autoveturave që shfrytëzojnë lundrimin me tragete, në gjysmën e dytë të muajit shtator kanë rënë ndjeshëm pas përfundimit të pushimeve verore të bashkëatdhetarëve pranë familjeve të tyre.

Megjithatë numri i përgjithshëm i udhëtarëve që nga fillimi i këtij muaji ka arritur në afro 71 mijë, si dhe mbi 14.330 autovetura.

Nga të dhënat operative të APD, mësohet se në periudhën 1-24 shtator të këtij viti kanë lundruar me tragetet e linjës Durrës-Bari e Durrës-Ankona 51.793 udhëtarë me 10.296 autovetura, ndërsa pjesa tjetër, disa herë më e vogël në numër ka mbërritur nga portet italiane në Durrës, saktësisht 19.145 udhëtarë dhe 4.061 autovetura.

Gjatë së njejtës periudhë tragetet janë shfrytëzuar nga bizneset e ndryshme për transportin e mallrave me kamjonë dhe trajlerë, gjithsej 5.174 të tillë. Gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti tragetet u shfrytëzuan nga 384 mijë udhëtarë gjithsej.